KQZ dha vendimin sot për rezultatin e zgjedhjeve për 12 këshilla bashkiak dhe 12 mandate për kryetar bashkie.Mes tyre përfshihet edhe mandati i Himarës që e ka fituar kandidati i ‘BF’, Fredi Beleri i cili ndodhet në burg për shitblerje votash.
KQZ vendosi që të miratojë rezultatin për bashkinë Himarë, ku Fredi Beleri fitoi me 19 vota më shumë se kandidati i PS, Jorgo Goro.Por që të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë, i duhet të kapërcejë një tjetër hallkë proceduriale, betimin para Këshillit Bashkiak.
Ky aspekt procedurial mund të kthehet në ngërç për Belerin që është në burg, dhe mbetet për tu parë se si do të veprohet në kushtet kur një kryetar bashkie para se të nisë punën duhet të betohet në Këshillin Bashkiak.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi