Kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot një takim me grupin e këshilltarëve socialistë të zgjedhur më 14 maj, në bashkinë e Sarandës,
Kryeministri vlerësoi se rezultati ishte domethënës dhe pritshmëria dhe besimi është i madh.
Rama theksoi se Saranda është në një fazë historike zhvillimi.
“Ka realisht shumë shtytje dhe shumë energji që e duan zhvillimin, përparimin dhe kjo është një tjetër vlerë sepse Saranda sot është një nga destinacionet më të vizituara, më të kërkuara kur vjen puna për sezonin e verës”, tha ai.
Por, sipas tij, “sfida është që sezoni të zgjatet dhe jeta të vazhdojë nga pikëpamja ekonomike dhe për këtë duhet të mendohen rrugë të reja e të bëhen plane, projekte e punë të reja”.
Kryeministri kërkoi që të bëhet një analizë e gjithë elementëve pas zgjedhjeve vendore dhe të shikohet edhe zgjerimi i hapësirës së partisë për njerëz të tjerë, pavarësisht nga mosha.
“Fushatat janë teste të rëndësishme për të parë njerëz të rinj që afrohen e kontribuojnë si dhe njerëz të lodhur brenda strukturave që nuk arrijnë dot të nxjerrin atë që pritet prej tyre.”, tha Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI