Java Kulturore Greke, e cila nis më 23 e do të vijojë deri në datën 29 maj, është ndalur sot në pedonalen e Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë parë dhe shijuar gastronominë e shumëllojshme greke.

Në pedonalen e Tiranës në stenda të ndryshme u prezantuan ushqime dhe produkte tradicionale të Greqisë. Vaji i ullirit, mjalti, pije të ndryshme ku karakteristike është Uzo dhe mjaft gatime interesante u shijuan nga qytetarët e shumtë që kishin mbushur sot pedonalen.

Java Kulturore Greke, po vijon aktivitetet e saj nga 3 vende të ndryshme: Tiranë, Korçë dhe Dropull.

Gjatë këtyre ditëve në kuadër të kësaj jave ka patur evente të shumta si, koncerte, ekspozita, gastronomi, sport, kercime popullore, kinema e teatër.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI