– Kompozimet e mjeshtrit të madh, Ennio Morricone, të njohura botërisht për stilistikën e përdorur për kolonat zanore të mbi 500 filmave dhe serialeve televizive, do të vijnë në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, më datën 5 qershor, me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës dhe Ambasadës Italiane.
Ky koncert do të zhvillohet në kuadër të Javës Kulturore Italiane, organizuar nga Ministria e Kulturës.
Shoqëruar mjeshtërisht nga Orkestra Simfonike dhe kori i TKOB-së, nën drejtimin e maestros Benedetto Montebello, dhe Dritan Lumshi, ky koncert simfonik do të përkujtojë një ndër kompozitorët më të shquar të 100 viteve të fundit. Ennio Morricone vdiq 3 vjet më parë, në korrik të vitit 2020 në moshën 91-vjeçare.
Koncertin e fundit ai e dirigjoi në Palazzo Madama, disa muaj para se të ndërronte jetë./ ATSH/ ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI