Atleti sarandjot Alush Çukari, përshkoi periferinë e Sarandës në prag te Çeljes së sezonit turistik dhe mbërriti në Shtëpinë e Fëmijëve “Vangjel Pulla”.

Cukari u nis nga Berdeneshi, duke p;rshkuiar Cukën, Metoqin, Gjashtën, Rrugën nr. 5-(“Gjergj Arianiti”) dhe caktoi Finishin simbolik tek Shtepia e Femijeve Ditorë ” Vangjel Pulla ” .
I gjithë itinerari i mësipërm i vrapimit u përshkua në kohën 42 minuta.

Burime pranë atletit bënë të ditur se me shpenzimet e tij Çukari dhuroi Pizza dhe Pije Freskuese për fëmijët e institucionit të Shtepisë së Femijeve.
Çukari falënderoi drejtorin e Shtëpisë së Fëmijëve Arjan Hasipi për pritjen.
Atleti Alush Çukari falënderoi me këtë rast edhe kryetarin në detyrë të Bashkisë Adrin Gurma për mbështetjen që i ka dhënë në turet sportive si atlet në qytete të ndyshme të Shqipërisë me logon e Bashkisë Sarandë si një promovim i veçantë i qyteti.

Çukari u bëri thirrje fëmijëve për t’u përfshirë sa më shumë në aktivitete sportive që sjellin gëzime dhe shëmdet.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI