Joan MUZHAQI-SARANDANEWS.AL
Pavarësisht nga ritualet tradicionale zyrtare për çeljen ceremoniale të sezonit turistik vjetor, duhet thënë se de fakto, sezoni turistik në Sarandë dhe rajonin e saj, ka nisur qysh në muajin mars.

Përëgjatë disa mandateve që qeverisjes lokale në Sarandë ka patur praktika dhe protokolle të ndryshme për ceremonitë e çeljes së sezonit turistik.

Në mandatin e ish kryebashkiakut Stefan Çipa nga zyrtarët lokalë u pa e udhës që ceremonia e çeljes të niste me disa fjalime për të vijuar me Festën e Midhjes , një festë lokale e mirëpritur edhe si nje identitet për Sarandën.
Por sa ‘zuri vend’ kjo festë lokale me simbolikën e sezonit të ri turistik, gjithologë, ideatorë dhe rishtarë e hoqën dhe ia kaluan Ksamilit. Për t’u shuar më pas pas si një flakë kashte…!
Dhe Saranda mbeti pa nje Festë Lokale .

Por sezoni turistik gjatë 2023-it ka nisur dhe flukset e turistëve po shënojnë rritje nga muaji në muaj.
Sikurse ndodhi në 2019 përpos grupeve turistike të mbërritura nëpërmjet operatorëve turistikë, po shtohen mbërritjet në grupe të vogla që e ‘kanë gjetur vetë’ Sarandën.

Nga ana tjetër nuk mund të mohohen përpjekjet e bashkisë Sarandë dhe prefektit të Qarkut Vlorë për masat e marra për mbarëvajtjen e vitit turistik 2023.//sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”