Nga Klodi SARAÇINI
Në kalanë e Gjirokastrës nga 24 qershori deri në 1 korrik do të zhvillohet Festivali Folklorik Kombëtar.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video promovuese të këtij festivali, në të cilin do të performojnë artistët e folkut nga hapësira mbarëshqiptare.
Duke e cilësuar një lajm të bukur rikthimin e Festivalit Folklorik Kombëtar, Rama tha se Kalaja e Gjirokastrës është zbukuruar e gjallëruar si me magji nga ngjyrat, motivet, ritmet, këngët e vallet e të gjithë krahinave shqiptare.

Ky festival rikthehet pas tetë vitesh në Gjirokastër. Krahas vlerave kombëtare dhe artistike, festivalet folklorike në vite janë lidhur me vetë jetën e qytetit të gurtë dhe banorëve të tij.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, në kalanë e gurtë të Gjirokastrës. Pres asaj kohe, festivali është zhvilluar çdo pesë vjet.
Vitet `70 mund të konsiderohen edhe si kulmi i pjesëmarrjes në këtë festival, ku pati më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të përzgjedhur.
Festivali i Gjirokastrës ka qenë i konceptuar në formën e një gare folklorike, ku deri në festivalin e vitit 1988, janë dhënë çmime për grupet më të mira, ndërkohë që në edicionet e fundit të tij çmimet do të ndaheshin për bartësit dhe interpretuesit e folklorit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI