SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dhërmi (Himarë).Shpërndanin drogëra të forta në Dhërmi, në pranga 5 turistë

Policia e Dhërmiut ka vënë në pranga 5 shtetas të huaj, turistë të cilët kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta. Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, ka finalizuar operacionin “Parts 7”.

Në kuadër të këtij operacioni Policia sekuestroi 160 doza të lëndës narkotike GHB (Gamma-hydroxybutyrate) dhe doza të drogave të tjera të forta MDMA, Poppers, ekstazi, kokainë dhe kanabis.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe 2 610 pesos (monedha argjentinase), 340 euro dhe 400 dollarë, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike si dhe 5 aparate celulare.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 5 shtetas: T. G., 28 vjeçe, shtetase spanjolle; M., 28 vjeç, shtetas brazilian; Y. I., 32 vjeçe, shtetase argjentinase; R. D., 40 vjeç, shtetas argjentinas dhe N. M., 27 vjeç, shtetas italian kishin ardhur si turistë në Dhërmi dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: