Një Mbrëmje poetike (Poetic Evening) në eventin “TI VJEN TOK ME VERËN” u konsiderua takimi paraqitës mbi librin dygjuhësh “Dëgjimi i kaltër!”i poetes polake Joana Kalinovska, organizuar në bar “LuLu Cafe”, në rrugën nr.5 .”Gj. Arianiti” që menaxhohet nga shtetas polak[ë, rezident në Sarandë.

Pjesëmarrës në këtë tubim opetik kushtuar poetes polake ishin shkrimtarë e poetë, njerëz te medias si dhe një grup shtetasish polakë me aktivitet në qytetin e Sarandës.
Moderator i mbrëmjes poetike ishte poeti Dashamir Malo i cili promovoi librin e Kalinovskas, duke u ndaluar aspekte te veçorive të këtij botimi dygjuhësh polonisht-italisht.

“Llibri “Dëgjimi i kaltër”, është shkruar në mënyrë që njerëzit që flasin në gjuhë të ndryshme të shprehin të njejtat ndjenja”-vuri ne dukje Malo.
Më pas , autorja Joana Kalinovska, Dashamir Malo dhe disa pjesëmarrës lexuan poezi në polonisht, italisht dhe shqip nga libri “Dëgjimi i kaltër”, i treti si botim i poetes polake.


Kalonovska jeton aktualisht në Itali dhe është themeluese e Shoqatës “Miqtë Itali-Poloni”. Ajo është mësuese në profesion dhe punon aktualisht si përkthyese dhe aktiviste në komunitetin polak në Itali./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI