Ka shkuar në 80 numri i emigrantëve që kanë humbur jetën pas fundosjes së varkës me të cilën udhëtoni pranë brigjeve jugore të Greqisë.
Një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi po vijon prej orësh tashmë në det, teksa autoritetet kanë shpëtuar më shumë se 100 persona, ndërsa qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur.
Ajo që e bën edhe më të vështirë këtë operacion është pasi nuk dihet numri i saktë i emigrantëve që udhëtonin në varkën e peshkimit, por dyshohet se mbi të kanë qenë të paktën 600 persona.
Autoritetet e Rojes Bregdetare të Greqisë dhe helikopterë po patrullojë në vendngjarje, teksa ky rast i mbytjes së varkave me emigrantë është më i rëndi për këtë vit.
Varka u pikas të martën nga Frontex, në ujërat ndërkombëtare, rreth 80 kilometra në jugperëndim të qytetit grek Pilos. Autoritetet e Rojes Bregdetare te Greqisë thanë se një numër i madh emigrantësh që gjendeshin në kuvertë, refuzuan ndihmën.
Televizioni shtetëror grek ERT njoftoi se varka që po lundronte drejt brigjeve italiane, ishte nisur nga qyteti i Tobrukut të Libisë. Shumica e emigrantëve që ndodheshin në të, ishin djem të rinj në të njëzetat.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI