/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të dendura dhe kthjellime në pasdite dhe me tej. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit.
Reshjet do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente kryesisht në jug dhe juglindje të vendit. Në mbrëmje reshjet ndërpriten në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë bregdetit fiton shpejtësi 10-14m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/27 | Re shi diell |
| Kukës | 15/22 | Re shi diell |
| Lezhë | 17/26 | Re shi diell |
| Dibër | 12/24 | Re shi diell |
| Durrës | 17/28 | Re shi diell |
| Tiranë | 17/27 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/27 | Re shi diell |
| Berat | 16/28 | Re shi diell |
| Vlorë | 17/28 | Re shi diell |
| Korçë | 11/22 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 15/28 | Re shi diell |
| Sarandë | 18/28 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI