Nga Klodi SARAÇINI
Në qytetin bregdetar të Sarandës janë ekspozuar 35 mjete retro nga Old Car Club – Bari (ASI).
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga ky koleksion retro, si dhe nga vizita e pjesëmarrësve të këtij turi në qytetin antik të Butrintit.
“Saranda mirëpret 35 mjete të Old Car Club – Bari (ASI), në edicionin e tyre të 14-të turit të Mesdheu”, shkroi Rama.
Mjetet retro nga Old Car Club – Bari (ASI).do të zhvillojnë një tur në Sarandë, Ksamil, Butrint, Gjirokastër dhe Syrin e Kaltër.
Këto mjete zbarkuan dje në Portin e Durrësit, ku nisën rrugëtimin e tyre nga “Bukuroshja e Durrësit” drejt “Deas së Butrintit”.
Programi i turit është vizitë në Butrint, Ksamil, Syri i Kaltër dhe vendosja e mjeteve në shëtitoren e Sarandës shoqëruar me muzikë e DJ nga paraditja deri në mbrëmje.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI