Nga Etleva XHAJANKA
Eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Statistikat zyrtare konfirmojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca iu referua raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT gjatë kësaj jave, sipas të cilit, “eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj 2023 dhe periudhën Janar-Maj 2023 (5-mujori 2023) shënojnë rritje dominante në grupmallrat “Ushqim, pije, duhan””.
Për 5-mujorin, ky grup është zgjeruar me 15 % për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.
Sipas statistikave gjatë 5-mujorit (Janar-Maj 2023) eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3 % në sasi (nga 145.5 mijë tonë në 5-mujorin 2022, në 162 mijë tonë në 5-mujorin 2023) dhe rritje +15.3 % në vlerë (nga 20.32 mld lekë në 5-mujorin 2022, në 23.44 mld lekë në 5-mujorin 2023).
Në maj sektori i bujqësisë iu rikthye rritjes së shpejtë të eksporteve, që u zgjeruan me 24.6 %.
INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit maj 2023 eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje respektivisht me +26.5 % në sasi (nga 41.6 mijë tonë në maj 2022, në 52.6 mijë tonë në maj 2023) dhe +24.6 % në vlerë (nga 5.24 mld lekë në maj 2022, në 6.53 mld lekë në maj 2023).
Ministrja Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas falë përpjekjes dhe punës së palodhshme të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.
“Politikat e duhura kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve që ka forcuar pozicionin “Made in Albania” në tregjet e eksportit, duke na sjell më afër me përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje, se sot eksportet bujqësore shqiptare, shkojnë në 78 shtete të botës.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat