U nda sot nga jeta në një spital në Athinë aktori i njohur i Sarandës dhe regjisori Anastas Nika.
Aktori vuante prej një viti nga një sëmundje e rëndë. Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka ka qenë e mundur ta fitojë betejën me shëndetin e përkeqësuar.
Anastas Nika la pas një varg rolesh të realizuara si artist në skenën e teatrit të estradës në Sarandë dhe jo vetëm.
Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale:
“Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines.
Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!”
SARANDANEWS.AL i shpreh ngushlllimet më të ndjera familjes Nika për këtë humbje të rëndë.///
ME SHUME LAJME
9 Maji, Dita e Evropës
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”