Nga Hekuran HALILI
(Sot u përcoll për në amshim, aktori i mirënjohur dhe regjisori Anastas NIKA.
Qinda të afërm, miq e kolegë të të ndjerit bënë homazhe duke shprehur dhimbje e mirënjohje për një shpirt njeriu dhe artisti ql shpesh thoshte se “art” dhe artist do të thotë dhimbje dhe botë”./sarandaNews.all///)
Na iku Anastasi.
Na iku Anastasi, Caci,siç i flisja shkurt unë e shumica e sarandiotëve shkurt e përkëdhelisht , na iku fizikisht, se shpirtërisht njerëz si Anastasi nuk ikin nga kjo jetë e nga kjo botë.
Them na iku, se Anastasi nuk i përkiste vetëm familjes, të afërmve, miqve, ai i përkiste gjithë shoqërisë sarandiote, gjithë hapësirave të jugut, prej Sopikut të tij që e donte aq shumë e krenohej për origjinën , deri në mbarë hapësirat shqiptare ,që i donte po aq sa Sopikun e tij.
Anastasi ishte e do mbete një familjar i dashur dhe i përkushtuar, një vëlla e kushëri si ai e tjetër asnjë, një mik e shok i rrallë, një artist me vlera të mëdha…
Ikja jote e parakohëshme në kulmin e pjekurisë tuaj profesionale, është humbje për artin e skenës dhe ekranit te Sarandës dhe Shqipërisë!
Lamtumirë miku im, i gjithë krijuesve të Sarandës, pjesë e të cilëve ti ishe, mik ,që me aq pathos e profesionalizëm i vure në skenë , i recitove, mik i artit dhe kulturës mbarë shqiptare!
U prefsh në parajsë Anastas! Ngushëllime familjes, të afërmve, miqëve dhe shokëve!
I pa harruar Anastas Nika, na pikëllove! //sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.