SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Konstituohet këshilli i Bashkisë.Asaf Stroka i PS zgjidhet kryetar Këshillit për mandatin e ri 4 vjeçar

U zhvillua sot paradite në hotel “Mediterrane” ceremonia e Konstituimit të këshillit të Bashkisë Sarandë, betimi i këshilltarëve përfaqësues të forcave të ndryshme si dhe betimi i kryebashkiakut të ri Oltion Çaçi.

Në ktë mbledhje kanl qenë të pranishëm edhe prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj dhe sekretari politik i PS për këtë qark Blendi Klosi.

Të pranishmit u përshëndetën nga deputeti Niko Kuri.

Sipas kritereve ligjore mbledhja u drejtua në fazën e parë të saj nga Sekretarja aktuale e këtij këshilli Valbona Vasili dhe më pas nga këshilltari më i moshuar, Gjergji Imeri.

Pas votimit të fshehtë kryetar i ri i Këshillit Bashkiak për mandatin e ri 4 vjeçar u zgjodh Asaf Stroka.

Stroka edhe në mandatin e kaluar 4 vjeçar ishte zgjedhur kryetar i këshillit bashkiak.

Pas zgjedhjes se kryetarit të këshillit bashkiak Asaf Stroka u votua edhe për zgjedhjen e 3 zv/kyetarëve të këshillit bashkiak.///sarandaNews.al///

.

error: