Informacion paraprak
Sot, në fshatin Vergo, Delvinë, nga dy barinj të zonës, është gjetur i pajetë, shtetasi V. I., 75 vjeç, banues në Sarandë. 75-vjeçari ishte shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Sarandë, pasi familjarët e tij kishin humbur kontaktet me të, prej datës 21.06.2023.
Nga veprimet e para dhe kqyrjes së jashtme të kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë do të transportohet në morgun e Spitalit Sarandë, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes, e cila paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat