Në Kalanë e Gjirokastrës, e transformuar në një skenë madhështore, nën tingujt e këngëve, ritmit të valleve dhe bukurisë së veshjeve tradicionale po mbahet edicioni i 11-të i Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.

Natën e parë e kanë hapur grupet e qarkut të Kukësit dhe Beratit si dhe Ansambli Shtetëror Shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale foto nga zhvillimi i këtij festivali, por edhe nga Gjirokastra e mbushur me turistë vendas e të huaj.




“Gjirokastra e rrethuar me miq nga mbarë bota”, shprehet Rama.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore