Nga Luiza Dauti/

– Reflektim per lirine e munguar.
C’fare eshte liria?
-Te menduarit dhe te vepruarit lirshem, pa kufizime, pa shtypje, pa presion.
Gjate tere kesaj kohe pandemie ku njerezit u detyruan te hiqnin dore nga aktivitetet e perditshme dhe te mbylleshin ne shtepite e tyre, shumekush u ankua per lirine e munguar, per burgosjen ne shtepi.
Por ktheni per pak caste syte dhe mendjen dhe shikoni nje njeri invalid te ulur ne karriken e perhershme, shikoni njerezit qe luftojne me mundim per te fituar betejen me semundjet vdekjeprurese dhe te tjere, qe perballen me semundje te veshtira ose te pasherueshme.
Dhe mendoni:
A eshte me e kufizuar liria jone se sa e tyre?!
A eshte me e deshiruar liria jone se sa e tyre?!
E pra, keta jane te burgosurit e vertete te shendetit te munguar. Jane te privuarit e vertete te lirise se te jetuarit, por ne te njejten kohe, ata jane heronjte e vertete qe ne heshtje kane mundur te pranojne fatin e tyre, jane ata, qe nuk terhiqen por luftojne per te sfiduar vdekjen.

Jane ata,njerezit e dhimbjes dhe te sakrifices sublime para te cileve gjithe te tjeret, duhet te heshtin dhe te ulin koken.
Ata, nuk kane nevoje per keqardhjen e askujt. Ata kane nevoje per solidaritetin dhe vemendjen e gjithkujt!
E pra, keta jane heronjte e heshtur te njerezimit, ata qe flijohen ne vuajtjet e tyre per mekatet e botes, ata qe nuk munden te jetojne si njerezit e zakonshem.

Por mbijetojne si njerez te jashtezakonshem. Jane siper nesh. Ne kufijte e mbijeteses midis tokesores dhe qiellores. Midis njerezve dhe Zotit!
Lavdi Heronjve te Heshtur te Mbijeteses!///R-SR//
ME SHUME LAJME
As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit
SHËNIM. Pa shëndetin e kafshëve nuk ka shëndet publik
“Katedralja jonë me kunja dhëmbësh”