Sheshi i ri i Flamurit në Vlorë, një projekt unikal për Vlorën do t’i shtojë një tjetër pjesë të bukur mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane. Rama ndau sot pamje nga Sheshi i Flamurit në Vlorë, ku kanë dalë në pah objektet e historisë.
Duke i cilësuar pamje spektakolare të Sheshit të Rilindur të Flamurit, Rama tha se “po mbyllen detajet e fundit të një tjetër projekti unikal për Vlorën”.

Ky investim fillon nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës dhe përfundon tek zona e njohur si Ish Kapelja. Pas përfundimit të projektit kanë dalë në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri lidh monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera.///
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri