SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

15 vjet, Shkolla shqipe ”NAIM FRASHËRI” në Patra (Greqi)

Nga Iliaz BOBAJ dhe Kristiana VELIU

Ishte një kombinim i bukur dhe i suksesshëm i festës sonë jubilare të 15 – vjetorit me Misionin e Paqes, “Kujtesë për vazhdimësi” , falë kjo organizatores së përgjithshme të ”MISIONIT TË PAQES”, poetes dhe aktivistes së shquar të diasporës, zonjës Iliriana Sulkuqi!

Mikpritësit e kësaj Feste të Madhe tre – ditore, pritën dhe përcollën me dashuri dhe mirënjohje të thellë pjesëmarrësit nga e gjithë Diaspora , Shqipëria dhe Kosova.

NUK ISHIN SHUMË, POR ISHIN TË GJITHË ATA QË I DUHEN MISIONIT ATDHETAR, KËTU NË TOKËN HELENE !! E gjithë festa pati një sukses të plotë dhe një rrjedhë të larmishme të programit, duke sjellë vlerat e secilit pjesëmarrës dhe të punës së palodhur kaq vjeçare, për të ruajtur dhe kultivuar tek brezat e rinj në Patra, gjuhën , kulturën, traditat dhe vlerat e prejardhjes të kombinuara më së miri me integrimin e vendit ku jetojmë.

GJUHA E NJË KOMBI RUHET, VETËM ATY KU FLITET E SHKRUHET !

Një copëz me aromë Shqipërie erdhi këto tre ditë në Patra, për të shënuar në historikun e shkollës shqipe dhe shoqatës sonë, një arritje të suksesshme plot mund, sakrificë, përpjekje dhe vështirësi pa fund.

Qershori i vitit 2008, shënoi hapat e para ( për të mos harruar 4 vjet para punën e madhe të gërmimit të këtij udhëtimi) të hapjes së klasës së parë shqipe dhe shoqatës “Emigranti” Patra, të cilat lindën për të plotësuar dhe mbështetur njëra-tjetrën, duke u lidhur ngushtë gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe për të parë dukshëm këto arritje të sotme plot sukses.

Këtë sukses mund t”a quajmë, një ndezje Pishtari Shqip, për të mos u fikur më kurrë, por me synim për t’ia lënë në dorë stafetën fëmijëve tanë, që të ndihen krenarë në çdo anë të Diasporës.

Nuk dehemi me suksesin tonë, sepse nuk kemi bërë gjithçka, por krenohemi me atë diçka me vlerë të madhe njerëzore, patriotike dhe atdhetare, për të cilën nuk arriti t’a bënte për kaq vite dora e shtetit Amë.

Thjesht e bëmë NE, njerëzit e thjeshtë e të varfër, por me zemër e shpirt të pasur atdhetar, plot vullnet, pasion dhe dashuri për vendlindjen, për gurët ku u rritëm dhe për kujtesën e të parëve tanë, që na bënë të krenohemi edhe këtu ne dhe të huaj.

Dhe e gjithë kjo, FALË ideatorëve, nismëtarëve, firmëtarëve, dashamirësve dhe të gjithë atyre, që na mbështetën dhe vunë nga një gurë në themelin e Kalasë së Madhe, për t’u qëndruar e fortë dhe e patundur në stuhitë e mëdha të këtyre 15 vjetëve.

Falenderojmë të gjithë JU, që na mbështetët në këtë udhë të bukur e plot vlera, duke vecuar Stafin Pedagogjik të shkollës sonë, që shënon në historikun e saj 15 Pishtarë -HERONJ TË HESHTUR ( mësimdhënës), gjatë gjithë këtyre 15 viteve, të cilët sakrifikuan nga jeta e tyre personale dhe familjare, duke iu dedikuar me përkushtim misionit të tyre të mësimit shqip. tek nxënësit pjesëmarrës të shkollës sonë.

Falenderojmë të gjithë JU nxënës, që kaluat për disa vite me rradhë në bankat e shkollës sonë, duke ia dhënë kënaqësinë e duhur qëllimit dhe punës sonë dhe duke marrë një pasuri me vlera njerëzore, kombëtare dhe atdhetare, për të cilën do t’a shijoni gjatë gjithë jetës suaj në vazhdim. Falenderim për të gjithë JU prindër të dashur, që na i besuat fëmijët tuaj për të shijuar së bashku, jo pak herë suksesin e tyre dhe vlerësimin e këtij misioni kaq vjeçar. Falenderojmë të gjithë JU kolegë, që ishit pjesë e bordit drejtues, përgjatë këtyre viteve, duke dhënë energjitë tuaja pozitive në dobi të shoqërisë ku jetojmë dhe duke mbrojtur me dinjitet qëllimin e statutit të shoqatës sonë.

NUK ËSHTË AQ VËSHTIRË TË NDËRTOSH DICKA, POR MË VËSHTIRË ËSHTË TA MBASH DHE TA RUASH ATË, SI GJË TË SHTRENJTË…..

Dhe ja ku arritëm të shënojmë në kalendarin e historikut tonë,15 vjet punë, dhe vetëm punë, pa harruar sfidat dhe pengesat e forta, të cilat na bënë edhe më këmbëngulës dhe të palëvizshëm në misionin tonë fisnik dhe patriotik. Mirënjohje të thellë edhe për të gjithë JU që bashkëpunuat me NE, për t’i dhënë këtij misioni dhe kësaj feste vlerën dhe ngyrën që i takon.

Veçanërisht i shprehim mirënjohjen tonë të thellë: -Zonjës së Madhe të Artit dhe Kulturës Shqiptare, znj. MARGARITA XHEPA(Nderi i Kombit), z. EDUART STAVRI ÇALA (Artist i shquar) dhe kompozitorit JORGO DURRI, së bashku me orkestrën e tij, në interpretimin mjeshtëror të ”LEGJENDËS SË BUTRINTIT”(vepër letrare nga ILIAZ BOBAJ), duke i dhënë një madhështi të veçantë! -Aktores së shquar të skenës shqiptare, znj. ROZA ANAGNOSTI, për përshëndetjen e saj të veçantë drejtuar shkollës sonë shqipe!

-Akademisë Shqiptaro- Amerikane dhe Kryetarit të saj, Prof. Dr. Akademik SKËNDER KODRA, për vlerësimin e saj të veçantë ndaj shkollës sonë shqipe! Falënderojmë përzemërsisht: – Ambasadën tonë në Athinë dhe ambasadoren tonë të nderuar, zonjën LULELA HAJDARAGA GILA për vlerësimin dhe prezencën e saj ! -Përfaqësuesin e Zyrës për Interesat e Kosovës në Greqi, zotin FITIM GLLAREVA për praninë e tij! -Deputeten e Kuvendit Popullor, zonjën LINDITA BUXHELI, për pjesmarrjen e saj aktive dhe mbështetjen me vlerë në këtë aktivitet! -Pushtetin vendor të Patrës: BASHKINË dhe PREFEKTURËN e PATRËS, për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe të ndërsjelltë ndër vite!

-Qarkun, Prefekturën dhe Bashkinë e Elbasanit, për ekipin e tyre të shkëlqyer, që mori pjesë në festën tonë, duke dhënë një ndihmesë shembullore të bashkëpunimit me diasporën shqiptare në Greqi!

-Artistët e shquar elbasanas FATBARDH DHE KLEMENT MARKU! -Përfaqësuesit e Qendrës Kulturore ”Margarita Xhepa”, z. HASAN BULÇARI dhe GENCI VELAJ, fondatorin ARANIT MURGA, së bashku me grupin e nxënësve të Astit, Itali! -Grupin e valleve të Qendrës Kulturore ”VAÇE ZELA”, LUSHNJË dhe drejtuesin e këtij grupi, koreografin e mirënjohur z. LEONARD SYZIU! -Grupin e muzikantëve të shkollës së muzikës ”Ode ”Paganini”, Patra, Greqi, drejtuar prej JORGO DURRIT! -Skenografin dhe piktorin e mirënjohur, z. KRISTO DËFRIM HASA dhe Anëtarin e Nderit të shoqatës sonë , për mbështetjen e tij ndër vite! -Të ftuarit tanë nga SHBA, Italia, Greqia, Turqia, Zvicra, Kosova, Gjermania, Anglia, etj! -Aktivistët e shoqatës sonë dhe kryesinë e shoqatës ”EMIGRANTI”. -Tenorin GËZIM XHAXHAJ dhe sopranon Sofia Kola

(Pedagoge në Akademinë e Arteve, Tiranë)! -Këngëtarin e veçantë të këngës popullore gjirokastrite, z. ROLAND ÇENKO(”Mjeshtër i Madh”).Këngëtaren ZINA ZDRAVA (”Mjeshtër i Madh”), për pjesëmarrjen dhe interpretimin e saj të bukur! -Muzikantin JANI KAÇI dhe këngëtaren MIRELA KAÇI, për muzikën dhe këngët e bukura! Këngëtaren e mirënjohur znj. TEUTA PANGO, për bukurinë e interpretimit të larmishëm të këngës së saj! -Grupin e këngëve dhe të valleve pranë shoqatës sonë ”ZËRI I TRADITËS”. -Të gjithë sponsorët , të cilët vlerësuan rëndësinë dhe mrekullinë e këtij aktiviteti! Me nderimin dhe mirënjohjen tonë të thellë . P/ Shoqata Emigranti Patra/d.he shkolla shqipe “Naim Frashëri”, Patra, Greqi,///

error: