SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, 4 korrik 2023

/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe  alternime vranësirash deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore.

Në relievet kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër21/33Diell re
Kukës19/31Diell re shi
Lezhë22/32Diell
Dibër17/31Diell re shi
Durrës23/33Diell
Tiranë23/34Diell re
Elbasan21/34Diell re shi
Berat20/33Diell re
Vlorë22/32Diell
Korçë17/29Diell re shi
Gjirokastër18/34Diell re shi
Sarandë20/32Diell
error: