Nga Anastasia SIMATATI
Kjo godinë, ose, godina e memories së qytetit, pikërisht në qendër të tij sot, në rënim, është një monument legjendar i paafësisë së bashkive të Sarandës në disa dekada.
PAAFTËSI unikale për të marrë një vendim për t’i ruajtur identitetit arkitektonik dhe për ta rikthyer te publiku dhe turistëlt në një formë sa më të përshtatshme.

MUNGESË VIZIONI dhe verbëri për ta shndlrruar këtë gidionë nga një hot spot (pikël ndotje sot) në një atraksion interesant të Sarandës.
FRIKË DHE PARANOJË nga idetë që u përcollën deri te POLTRONA e kryebashkiakëve të fundit, pas z. Çapajev Zera. Më konkretisht që nga zoti Shehu, z. Gjoka, z. Çipa, znj. Koka djhe z.Gurma që e përmbyll këtë seri.

Frikë nga korrupsioni? Frikë nga hija e tyre? As më shumë e as më pak por një shterpësi klasike. Bashkisë nuk i kane munguara kapacitetete projektuese për ta rukonstruktuar këtë objekt. Por objekti është konsideruar nga kryebashkiakët si një patate e nxehtë dhe ….larg…nga karrigia ime!
Inrtiguese, mjaft tërheqëse nga fasada e përballë magjisë së detit dhe me një pamje katastrofë nga pjesa e sipërme që i bie nga qendra e Sarandës Godina vijon të mbetet sot e gjithë ditën si monumenti më aktireklamë i qytetit turistik.
Godina ështo trashlguara dhe lënë nga kryebashkiak tek tjetri edhe si një ‘minë’ peshqesh për pasardhësit!

Nga pjesa e siperme e saj dhomat janë shndërruar në tualete publike të nomadëve dhe vend grumbullimi mbeturinash.

Vetëm pak metra prej kësaj godien nga pjesa e pasme e saj, dhe 30 m nga busti i Hilari Klintonit, ndodhen edhe banjat publike të qytetit me standartin e sotëm te shtetit të Zimbabve./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.