– Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës dhe pasdites.
Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara dhe intensitet të ulët.
Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në relievet e larta malore do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era në mesditë fiton shpejtësi 8-10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 22/32 | Diell |
| Kukës | 20/30 | Diell re |
| Lezhë | 22/32 | Diell |
| Dibër | 17/30 | Diell re |
| Durrës | 22/31 | Diell |
| Tiranë | 23/33 | Diell |
| Elbasan | 22/34 | Diell re |
| Berat | 20/34 | Diell |
| Vlorë | 22/32 | Diell |
| Korçë | 17/29 | Diell re |
| Gjirokastër | 19/33 | Diell |
| Sarandë | 22/32 | Diell |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit