Media gjermane SAT 1 i ka kushtuar një reportazh turizmit dhe bukurive natyrore të Shqipërisë.
Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndau sot videon e transmetuar nga media gjermane SAT 1, ku vendi ynë cilësohet si vendin e pushimeve të ëndrrave.
SAT 1 i prezanton publikut gjerman vendin tonë, si destinacionin ‘në modë’ për pushimet e verës, që të fal ndjesinë e Karaibeve dhe peizazhe të mrekullueshme malore.
“Mund të zbuloni vendin e pushimeve të ëndrrave në Shqipëri”, thuhet në dokumentarin e Matthias Killing, përmes një udhëtimi që nga ishujt e Ksamilit e deri tek Ujërat Termale të Bënjës në Përmet.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi