Nga Pirro NAÇI
Ajo që skena e Butrintin përjeton këto ditë po na sjell shumë të veçantë. Mbi të gjitha anën simbolike… Për aktorët dhe interpretuesit ndoshta skena do ti kujtonte ‘’qendrën e botës’’… Mund të ishte edhe kështu. Në fund të fundit ky teatër është ndërtuar për ti ardhur në ndihmë artistëve për të shpalosur talentin. Jemi me fat…jo ç’do kush e ka…
Teatri është pothuajse i vetmi lloj i ndërtimit antik që mund të përdoret edhe sot në të njëjtën mënyrë dhe për të gjitha qëllimet si në antikitet…Yje të artit të fjalës e muzikës mbushën Butrintin antik. U bënë bashkë emrat e mëdhenj të skenës shqiptare e botërore. Dhe kjo ështe diçka magjike, diçka e shenjtë, diçka e mrekullueshme . Kur shfaqja përfundon, krijon një sens që i plotëson të gjithë, aktorë dhe spektatorë. Ndoshta pikërisht kjo quhet lumturi…
Mjafton ta ‘’prekim’’ pak dhe ajo zë e të flet,zë e të tregon, zë e të mahnit. Kjo nuk ka të bëjë me diçka që ka ndodhur, por edhe me diçka më shumë… Natyrshëm nuk është veçse historia e madhe e saj, e cila thjesht …vazhdon që nga antikititeti e deri më sot. Një vazhdimësi që duhet të bëhet traditë çdo vit nga Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës. Unë nuk e di me siguri se cilat nga veprat madhështore të antikitetit janë luajtuar në atë skenë, as se cilat nga ato mund ti përjetojmë në kohët moderne . Ato janë punë të artistëve dhe institucioneve. Por unë di mirë që në atë skenë janë luajtuar edhe mjaft pjesë të historisë së antikitetit… që ne duhet ti njohim ,ti kujtojmë dhe pse jo ti shikojmë si vepra arti në skenën e Butrintit…Olmipiada nëna e Aleksandrit të Madh, rojti për pak kohë në Butrint dhe derdhi lotë në shkallaret e teatrit… Aleksandri, e mori nënën e dhe çoi në Mollosi, tek fisi mbretëror i saj, e më pas në Butrint për tu qetësuar…Filipi, Mbreti i Maqedonisë dhe babai i Aleksandrit u martua me një vajzë te re maqedonase… dhe e la mënjanë Olipiadën…Frika më e madhe e Olipiadës ishte se nga kjo martesë do të lindëte një pasardhës i ri i Mbretësisë së Maqedonisë dhe Aleksandri nuk mund të trashëgonte dinastnë e madhe..
.Aty në agoranë e Butrintit, në skemën e tetririt ajo kaloi për muaj të tërë agoninë për djalin e saj. Vdekja e pa pritur e Filipit e ktheu atë në Maqedoni… dhe Aleksandrin në krye të Mbretërisë…Histori të tilla Butrinti ka plot…Ato janë më shumë se vepëra arti…më shumë se një komedi më shumë se një tragjedi ndoshata edhe nga ato të Eskilit, Evripidit apo të Sofokliut. ‘’Sekenaret’’ i kemi, skenat dhuratë nga antikiteti, vetëm pak fantazi, dëshirë dhe vullnet për të ringjallur skenën e lashtë të Butrintit…Rëndësia e një koncerti në skemën e Butrintit nuk qëndron vetëm tek emrat e aktorve apo të orkestrës që do të luajë por në diçka më të madhe që ka të bëjë me trashëgiminë dhe vazhdimësinë.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.