Edicioni i ri i eventit PANAIRI XI MBARËKOMBËTAR I SUVENIREVE TURISTIKE MIQËSORE ME MJEDISIN, “SARANDA 2023” do të organizohet në Sarandë përgjatë katër ditëveË 17-20 Gusht 2023.
Eventi organizohet si gjithmonë nga Qendra Agjencia AJMMI me mbështetjen tradicionale të Bashkisë Sarandë.Sipoas burimeve të AJMMI=t qëllimi i këtij eventi është nxitja e turizmit kulturor dhe promovimi shumëdimensional i Sarandës jo vetëm si nje destinacion turistik i preferuar por edhe si qytet i Panaireve verore; i gjallerimit te jetes kulturore ekonomie e sociale dhe zgjerimni e aseteve te promovuara dhe ofertuara per banoret, vizitoret, turistet vendas dhe te huaj.
Burime të AJMMI-t vunë në dukje se Presidenti i Panairit është kryebashkiaku i Sarandës Oltion ÇAÇI. Eventi i mësipërm i Panairit mbarëkombëtar gjatë përfshin një punë disa mujore që kulmon pikërisht më 17, 18, 19 dhe 20 Gusht 2023 në Shëtitoren e restauruar “Naim Frashëri” buzë detit, që ështl edhe zemra e eventeve turistike dhe panaireve në qytetin bregdetar.
Veprimtaria mbarëkombëtare prej 11 vitesh përfshihet në kalendarin e eventeve kulturore të Bashkisë Sarandë dhe të Ministrisë së Kulturës.
AJMMI tha se në këtë Panair parashikohet pjesëmarrja e rreth 100 subjekteve të artiozanatit tradicional të dorës nga një hapësirë gjeografike e gjerë duke përfshirël Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi etj,.
Gjatë Panairit zhvillohet edhe një ceremoni e vlerësimit të artizanëve në prurjet në fushën e artit të kulturës materiale popullore.
Fitues i Çmimit të parë në Panairin e 10-të jubilar të vitit 2022 ishte “Atelje LIZETA”, Gjirokastër./
Nëpërmjet PORTALIT SARANDANEWS.AL dhe në mediat e saj sociale e më gjerë AJMMI bëri të ditur sot edhe Njkioftimin e posaçëm të ineresit për Subjektet e interesuara për Eventin.
NJOFTIM PËR SHPREHJE INTERESI: PANAIRI XI KOMBETAR “SARANDA 2023”:
Organizohet më 17-18-19 -20.Gusht 2023 në Sarandë
Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) njofon të gjithë të interesuarit , se Edicioni i 11-t i Eventit PANAIRI XI KOMBETAR “SARANDA 2023” i Suvenireve Turistike Miqësore me Mjedisin, me mbështetjen e Bashkisë Sarandë; organizohet si gjithmonë në Sarandë, nga data 17-18-19-20 Gusht 2023.
-Janë të lutur të gjitha subjektet pjesëmarrëse që për hollësira lidhur me kriteret e paraqitjes së tyr në pavionet e këtij Panairi , të ndjekin në vijim faqet zyrtare të AJMMI-t(www. ajmmi.com) dhe ne FB : Agjency AJMMI si dhe të kontaktojnë nga sot e në vijim në mënyrë përiodike me tel. e STAFIT: 069 267 1914 / 060 223 5026/ 069 249 1412/
Çdo pjesëmarrës duhet të njihet paraprakaisht me “Rregulloren e Panairit” e cila mund shkarkohet në adresat: www.ajmmi.com dhe FB Agency AJMMI
–Për subjektet nga Kosova, Maqedonis e Veirut dhe Mali i Zi, me prefiksin përkatë : 00355-….
-Ju Faleminderit dhe jeni te Mirëseardhur në SARANDË!
Qendra AGJENCIA AJMMI-SARANDË. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI