SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Gjirokastra 18 vite në UNESCO, festime të shumta në qytetin e gurtë

18-vjetori i përfshirjes së qytetit të Gjirokastrës në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore nën mbrojtjen e UNESCO është kremtuar me një sërë aktivitetesh në qytetin e gurtë.

Në 15 korrik 2005 Gjirokastra do të bëhej pjesë e vlerave botërore të listuara nga UNESCO, duke e bërë një datë të veçantë për promovimin dhe rijetëzimin e elementëve ndërtimore dhe arkitektonike të saj. Në ekspozitat fotografike të çelura mbrëmjen e së premtes janë prezantuar vlerat muzeale të papërsëritshme të Gjirokastrës së gurtë.

“Në kuadër të 18-vjetorit të përfshirjes së Gjirokastrës në UNESCO Bashkia Gjirokastër ka organizuar aktivitetet ” Guri dhe druri” simbolika që karakterizojnë qytetin tonë. Në kuadër të këtij aktiviteti kemi organizuar ekspozita fotografike të gurgdhendësve dhe drugdhendësve. Këto ekspozita janë paraqitur në ambientet e Obeliskut dhe Pazarit karakteristik”, tha Ervina Saliaj, përgjegjëse e Turizmit, Bashkia Gjirokastër.

Tashmë vlerat ndërtimore të Gjirokastrës tërheqin edhe një numër në rritje të turistëve duke u kthyer në resurse të rëndësishme për nxitjen e ekonomisë lokale.///

error: