Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Avokatit të Popullit në Sarandë ,organizoi “Ditën e Hapur”.

Në “Ditëpn e Hapur”të Sarandës ishin të pranishëm përfaqësues të shoqërisë civile, të shoqatave të romëve, të të verbërve, etj,.

Me këtë rast, në një nga sallat e Qendrës Polivalente, grupi i ekspertëve dhe zëvendëskomisionerëve të Avokatit të Popullit mbajtën ligjërat njohëse mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuar, me aspekte ligjore të dhunës kundër gruas, për çështje të sigurimeve shqërore, etj,.

Të pranishmit patën rastin të bëjnë pyetje konkrete për problematika që lidhen me çështje konkrete dhe moren sqarime të dobishme.

Zyra Rajonale e Avokatit të Popullit në Sarandës përfaqësohet nga Arben Guga. Kjo Zyrë ka nisur të funksionojnë në Sarandë dhe rajonin e saj prej vitit 1914 dhe është një nga shtatë zyrat homologe të shpërndara nga veriu në jug të vendit.

Objekt i Zyrës Rajonale të Avokatit të Populli është marrja e ankesave të qytetareve ndaj administratës publike për çështje konkrete të cuilat janë zvarritur nga veprimi ose mosveprimi i administratës publiek në të gjitha nivelet. /sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.