SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

VËZHGIM.Sarandë. Vijojnë punimet në infrastrukturës në sheshin “Europa” dhe rrugën “Bilal Xhaferi”, të vlerësuara nga publiku si ‘buzëkuq’ i Sarandës.

Nga Bejdo GËRXHUNI

Me financime nga FSHZH, këto ditë në lagjen Nr.4 (Kodër), vijojnë punimet në infrastrukturën rrugore në sheshin “Europa” dhe rrugën “Bilal Xhaferi” të vlerësuara nga publiku si ‘buzëkuq’.

Nga një vëzhgim në terren, punimet kanë përfshirë tre drejtime kryesore: fasadat e disa pallateve, infrastrukturën nëntokësore, trotuaret ekzistuese si dhe prishjen dhe riformulimin e qendrës së sheshit “Europa” ( në toponimin popullor vendor: (“Trekëndëshi i Kodrës”).

Sikurse duket nga vëzhgimet në terren, askund te sheshi “Europa” nuk të sheh syri ndonjë tabelë që të tregojë të dhënat kryesore të përfundimit, afatet e fillimin, mbarimin dhe ndonjë foto të imazhit të ri të këtij investimi.

Përveçse në kokën e arkitektëve dhe inxhinierëve të firmës sipërmarrëse fituese të tenderit nga FSHZH, Ligja e parasheh afishimin në një tabelë të punimet të objektit të dhënat e mësipërme.

Banorë pranë rrethrrotullimit të Kodrës shikojnë sesi prishet e shqepet trotuari ekzistues me pllaka me ngjyra nga guri i Sarandës dhe sesi do të bëhet një trotuar i ri. Ata ngrenë supet dhe përmendin fjalën e urtë “Prish thes e bëj kënaçe!”

Te rrethrrotullimi i Kodrës ishte një vend pushim për banorë, i preferuar veçmas mbrëmjeve. Kishte edhe pak gjelbërim dhe ulëse me dru përshtatur nga Bashkia. Mirëpo askush nuk i pyeti se ku ” u dhimbte banorëve” e ku ta vinte dorën FSHZH”…përveç vendit të butë…të parave.

Një një nga dëgjesat publike organizuar rreth dy vite më parë në sallën e Bashkisë, ishte i pranishëm edhe vetë ish kreu i kësaj Bashkie, Adrian Gurma i cili e dëgjoi mirë kritikën e diskutantëve për efektin e këtyre investimeve si te Shatërvani, etj., ashtu sikurse u vlerësua invesitmi i pritshëm për nje tip stacioni përpunimi të autobusëve ne hyrje të qytetit.

Madje në atë dëgjesë diskutantë të ndryshëm si drejtori i Ndërmarrjes së Shpërbimeve i cili i revoltuar u shpreh se ç’i duhej Sarandës gërmimi e prishja e Shatërvanit te Parku”Miqësia” apo ndrëhyrja në stadiumin e lojërave me dorë (nga më unikalët në Shqipëri-B.Gërxhuni).

Paneli bëri sikur mbajti shënime dhe së bashku me ish kreu i Bashkisë Gurma u përtypën qetësisht si vizionarë të vërtetë pa shprehur hapur ndonjë mendim. Ndoshta kishin të drejtë.

Largqoftë qarkulloi në atë dëgjesë edhe mendimi se tenderi i bekuar, ndoshta kishte përfunduar. Pra dita e Bajramit dihej nga Kalendari, dhe nuk kishte ç’të diskutone më Esmaja, besimtarja e devotshme nga populli ballëlart e sypatrembur i Sarandës./sarandaNews.al///

error: