Rruga Orikum–Dukat, me gjatësi 14,75 kilometra është një prej investimeve më të rëndësishme infrastrukturore për qytetin e Vlorës dhe gjithë jugun e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga rruga e re Orikum – Dukat, ende në punë e sipër po e hapur përkohësisht për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Aksi Orikum-Dukat është një tjetër segment i rëndësishëm, i cili lidh bajpasin e Vlorës me tunelin e Llogorasë dhe është pjesë e paketës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, e cila do të bëjë të mundur lehtësimin e qarkullimit drejt bregdetit të jugut duke nxitur zhvillimin e turizmit.
Hapja për qarkullimin e automjeteve shkurton maksimalisht distancën drejt bregdetit dhe i jep një frymëmarrje të re turizmit dhe ekonomisë së zonës. Rruga e ndërtuar sipas standardeve më të mira, rrit sigurinë e lëvizjes dhe lehtëson qarkullimin, pasi ky aks shmang kalim në rrugën që kalon në shpatin e malit të Dukatit.
Ky aks rrugor është i kategorisë C dhe i jep zgjidhje problematikave që lidhen me sigurinë rrugore dhe rrëshqitjet, të cilat prej vitesh në aksin aktual kanë qenë një shqetësim për përdoruesit e rrugës.
Projekti i rrugës përfshin edhe ndërtimin e 5 urave dhe një tuneli panoramik.///
ME SHUME LAJME
“Do qeverisim sipas kontratës që kemi me shqiptarët, jo sipas algoritmit.”
Rama: Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Jared Kushner
Ksamil. U rrezikuan të mbyteshin në det; Policia Kufitare shpëton dy turistë ukrainas