SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

‘’Caryatisa’’ që do të kthehet në shtëpinë e saj !!!

Nga Pirro NAÇI

Kush ka vizituar Muzeun Arkeologjik të Athinës në një pozicion të spikatur ka parë të vendosura 5 Kariatidhes-Caryadis, që janë shpëtuar nga Akropoli. Një vend është lënë bosh, e 6-ta. Ajo, ndodhet në Muzeun Britanik të Londrës… Caryatidha është emri i skulpturës që ka formë femërore dhe përdoret për të mbështetur ndërtesat e mëdha të lashtësisë … Nga greqishtja e vjetër Kariatidhes ka kuptimin e ‘’bijës’’ ose ‘’vajzës’’… kurse në gjininë mashkullore e gjejmë me emrin ‘’Kuros’’…Të dy këto figura në arkitekturën e lashtë ishin bërë sinonim në ndërtesat sa madheshtore po aq edhe për të shprehur karakterin dhe dashurinë ndaj artit e kulturës… Më 1801 aristokrati skocez Thomas Bruce, siguroi një ferman nga osmanët për të bërë punime në Akropolin e Athinës… E…qysh atë herë filloi vjedhja e Partenonit dhe e ‘’bijave’’ të tij…Në kohët e sotme, njerëzimi pret që ato të kthehen në vendin e duhur… Meditime që më vijë ndër mend kur bie fjala për kulturën, artin, njerëzit, traditat edhe të qyteti tim, Sarandës…

Edhe këtu ka pasur ‘’Partenon’’ … Ka pasur shumë ‘’Caryatides’’, shumë ‘’Kuros’’ e ‘’kapitelë’’ , ‘’arkitrarë’’, qysh nga Rendi Jonik…e deri më ditët e sotme. Nuk e di me cilin ‘’ferman’’m’i kanë ‘’vjedhur’’ a m’i kanë rrëmbyer?…Nga të gjitha trevat e saj, nga labëria, nga bregu, nga minoriteti, nga çamëria… I dua të m’i kthejnë mbrapsh , në ‘’Partenonin’’ e kulturës së Sarandës!!!

Sa herë shikoj e dëgjoj të botohet një libër, hapet një ekspozitë, organizohet një koncert, bëhet një debat i nxehtë nëpër rrjete të ndryshme, më duket se diçka lëviz, më duket se ‘’Caryates’’ dhe ‘’Kurot’’ duan të kthehen në shtëpinë e tyre…Këto ditë Josif Papagjoni do të shpalosë krijimtarinë e tij në Sarandë (dhe jo vetëm ai)…pak muaj më parë botoi edhe një libër për Sarandën, javët e shkuara hap debate shoqërore për t’i diskutuar , ditë më parë shkruan dhe shqetësohet për letërsinë e artin…në kohë tjetër na sillte zërin e Meço Mukës nga Himara…etj..etj.

Diku në Muzeun Arkeologjik në Sarandë, aty ku ishte Posta e vjetër janë të ruajtura disa kapitolë, disa kolona dhe arkitrarë të Rendit Jonik… pothuajse si Carytidet e Partenonës…Seç më shëmbëlltejnë me ca figura… njerëzore!!!

Filozofin e lashtë Aristotelin, kur e pyetën se ku jetojnë Muzat, ai ju përgjigj:- ‘’Në shpirtrat e njerëzve (filopone)… që punojnë me dëshirë, pathos dhe zell’’…//sarandaNews.al///

Hap fotografinë
error: