Gjatë kësaj jave edhe pse me temperatura përvëluese, punonjës të bashkisë Tepelenë dhe vullnetarë kanë pastruar cep e më cep territorin që nga Subashi deri në zonën e Kurveleshit.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro solli momente nga aksioni dhe përcolli në rrjetet sociale falënderimin e përzemërt për gjithë punonjësit e bashkisë Tepelenë të cilët nën drejtimin e kryebashkiakut Tërmet Peçi morën pjesë në pastrim.
“Të gjithë ata që shohin këto foto i ftoj të reflektojnë dhe të edukojnë fëmijët e tyre me dashurinë për mjedisin i cili ashtu si shtëpia jonë, është vendi ku të gjithë bashkë jetojmë, punojmë, zhvillojmë biznes, turizëm, argëtim”, apeloi ministrja Kumbaro.
“Tepelena mes malesh e ndanë Vjosës me erën e manxuranës e çajit të malit nuk na e ka për borxh t’ia ulim kokën duke e ndotur e duke e shëmtuar kështu!”, përfundoi Kumbaro.
1 nga 13













ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi