Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht përgjatë relieveve malore. Në mënyrë të izoluar në veri do të ketë reshje të dobta shiu në majat e maleve.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7m/s përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 9m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 21/34 | Diell re shi |
| Kukës | 17/31 | Diell re shi |
| Lezhë | 19/34 | Diell |
| Dibër | 15/30 | Diell re shi |
| Durrës | 22/34 | Diell |
| Tiranë | 22/35 | Diell |
| Elbasan | 30/36 | Diell |
| Berat | 19/36 | Diell |
| Vlorë | 23/34 | Diell |
| Korcë | 16/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/35 | Diell |
| Sarandë | 21/34 | Diell |
ME SHUME LAJME
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të përbashkët në Tiranë
Mot me kthjellime, shtim gradual i vranësirave pas mesdite
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll