Shërbimi i transportit urban në Sarandë, sot është larg standartit të kërkuar.
E nëvizuar kjo edhe në rrethanat e një qarkullimi të tejngarkuar të automjeteve në Sarandë e Ksamil, problemi i nevojës së një normaliteti në shërbimin e transportit urban, del në plan të parë.

Përherë e më tepër qytetarë po i drejtohen shërbimit të transportit publik. Ndërsa “vendin e parë” për konceptin që kanë rreth nevojls dhe favoreve që ofron ky lloj tzrasnportit, e kanë turistët te huaj ql frekuentojnë Sarandën dhe Ksamilin.
Por sot , kushtet e këtij transporti, kondicionimi i ajrit në mjediset e brendshme të autobuzave që transportojnë qytetarë nga stacionet e qytetit Sarandë drejt Ksamilit , Çukës, Berdeneshit, Butrintit, etj, sot janë ende larg zbatimit të kërkesave minimale të udhëtimit dinjitoz.
Po të hedhësh sot një sy pranë stacioneve të autobusëve në Sarandë “lexon” shume nga koncepti i këtij shërbimi që nga tabelat e orareve, etj. “Lexon” edhe faktin se ky shërbim ka qenë në fundin e listës nga specialistetet e transportit në Bashki. Trajtim anakronik. Me vizion afër zeros.

Është pozitive që Këshilli i ri Bashkiak nëpërmjet këshilltarëve si Shpëtim Ahmeti dhe Ibrahim Bajrami e ngritën këtë shqetësim të njohur edhe në mbledhjen e fundit të këtij Këshillit.
Po ritmet e ndryshimit duhet të jenë jo si në kalendat greke. Me një tjetër vizion e nivel ritmi të ri. Larg mykut të dikurshëm buroktratik bashkiak./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI