SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamil.Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi, vihet në pranga 54-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 12”, për goditjen e një rasti në këtë fushë.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 54 vjeç, banues në Ksamil, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 27 doza me lëndë të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis, 3 peshore elektronike për ndarjen e lëndëve narkotike në doza, 3 celularë, si dhe 13 400 lekë të rinj, 530 euro, 140 dollarë dhe 60 paund që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale;

M. B., 33 vjeçe, banuese në Ksamil, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishte dijeni për veprimtarinë kriminale që kryente shtetasi E. H., por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///

error: