Natyra e bukur me peisazhin e larmishëm, kombinuar me aktivitete të shumta, po tërheqin qindra turistë të huaj çdo ditë në vendin tonë.
Aktivitetet kulturore dhe argëtuese që janë organizuar nga veri në jug kanë marrë edhe interesin e mediave prestigjoze. New York Times, Metro, Zapov News e media të tjerë kanë ndjekur “Kala Festival”, që u organizua në fillim të verës në Dhërmi.
Më shumë se një duzinë njerëz të djersitur, me veshje të ndryshme, qeshnin teksa një instruktor kërcimi “capoeir” na drejtonte të zvarriteshim në dysheme. Bëni kontakt me sy, na tha ai ndërsa përpiqeshim të ndiqnim lëvizjet e trupave të njëri-tjetrit. Por ishte e vështirë të mos shikoje detin Jon me shkëlqim blu, shkruan gazetarja e NYT Valeriya Safronova.
Në Dhërmi, një fshat në Rivierën Shqiptare, ujëra shkëlqenin nën diellin e verës, pa jahtet që mbushin brigjet kroate apo greke. Palmat mbulonin peizazhin. Pas tyre dukeshin Malet e harlisura e të gjelbra të Vetëtimës.
Muzika e ndërpreu mësimin tonë, duke na kujtuar arsyen pse ne fillestarët e kapoeira-s ishim mbledhur: Kala, një festival muzike dhe mirëqenieje një javor. Unë isha pjesë e një turme prej rreth 3500 të rinjsh, që shkëlqenin me pantallona e bluza transparente, të cilët kishin zbritur në Dhërmi në fund të majit dhe fillim të qershorit për t’u argëtuar nën dritën e hënës dhe për të punuar me yoga, frymëmarrje, masazh dhe klasa capoeira.
Më tej, në reportazh gazetarja përmend dj e njohur që performuan në të gjitha netët e festivalit, duke luajtur muzikë tekno, elektronike, disko, xhaz dhe jo vetëm, ndërsa vlerëson ushqim e freskët e të shijshëm në restorantet e Dhërmiut.

ME SHUME LAJME
Gjykata e Lartë cakton datën e gjyqit të Saimir Tahirit
Bajpasi i Sarandës gati vitin e ardhshëm, më pak trafik për banorët dhe turistët
Konispol. I riu nga Lushnja kapet me 11 iranianë dhe irakenë. 2500 euro “bileta”