Stuhia ”Petar” do të sjellë shi dhe rrebeshe në Greqinë Perëndimore dhe Veriore.
”Parashikohet një interval moti i lagësht dhe i stuhishëm në pjesë të Greqisë Perëndimore dhe Veriore mes pasdites së të shtunës dhe ditës së dielë, pas mbërritjes së stuhisë ‘Petar’ në brigjet e Greqisë”, paralajmëroi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar grek.
Kjo do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi me rrufe dhe breshër duke prekur detin Jon, kryesisht Korfuzin dhe Paksosin duke u përhapur më vonë në perëndim dhe Greqinë Qendrore.
Nga mbrëmja vonë e së dielës do të prekë edhe Peloponezin Veriperëndimor dhe në perëndim dhe në veri të Thesalisë.///
ME SHUME LAJME
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat
Policia masa shtesë për parandalimin e aksidenteve rrugore