Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.
Reshje shiu me intensitet të ulët në veri të vendit, kryesisht në relievet kodrinore-malore në formën e rrebesheve të shpejta dhe shtrëngatave e afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/30 | Diell re shi |
| Kukës | 16/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 17/30 | Diell re shi |
| Dibër | 14/29 | Diell re shi |
| Durrës | 20/33 | Diell re shi |
| Tiranë | 21/31 | Diell re |
| Elbasan | 18/31 | Diell re |
| Berat | 18/32 | Diell re |
| Vlorë | 18/29 | Diell re |
| Korcë | 13/27 | Diell re |
| Gjirokastër | 14/33 | Diell re |
| Sarandë | 15/30 | Diell re |
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit