Kalaja e Gjirokastrës vijon të mbetet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga turistët përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në qytetin e gurtë.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bën të ditur se “ në periudhën 1 janar-7 gusht Kalaja e Gjirokastrës është vizituar nga 100,713 turistë vendas e të huaj”.
“Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës për këtë periudhë kanë ardhur duke u rritur krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjatë kësaj periudhe kalanë e kanë vizituar 50,713 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022”, tha DRTK Gjirokastër.
Vetëm gjatë muajit korrik, kalaja u vizitua nga 31,637 vizitorë ose 14,999 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022. Ndërsa në qershor kalaja ishte objekti më i vizituar, pasi aty u zhvillua Festivali Folklorik Kombëtar.
Kalaja është një monument me vlera të rralla historike dhe ndërtimore. Ajo është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO.
1 nga 6






ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI