Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përkujtoi sot poetin e vrarë nga diktatura komuniste, Havzi Nela.
“35 vjet më parë regjimi gjakatar shqiptar vari në litar në mes të Kukësit, Havzi Nelën, poetin që i këndoi lirisë”, u shpreh Basha.
“Pas 21 vitesh burg, tortura dhe internime, diktatura humbi çdo shpresë që ta mposhte shpirtin e tij kryelartë, që sfidoi dhe ngriti zërin kundër çdo krimi të saj, ndaj regjimi vendosi ta vrasë në mes të Kukësit për ta bërë shembull”, theksoi Basha.
“Por vetëm e përjetësoi guximin, atdhedashurinë dhe poezinë e Havzi Nelës, martirin e lirisë”, nënvizoi ai.
“Në këtë 35 vjetor përulemi dhe nderojmë poetin martir që me sakrificën e tij frymëzon në qëndresën ndaj të keqes dhe padrejtësisë, dhe me mesazhet e tij të pavdekshme ndriçon rrugëtimin e pandalshëm drejt vlerave më të larta njerëzore, për liri, për demokraci, për Zot, Atdhe dhe familje. Lavdi përjetë Havzi Nelës”, përfundoi Basha, postimin e tij në rrjetet sociale.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI