Një ndër stacionet e sezonit veror “KultArt” 2023 është dhe shfaqja e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, e cila do të zhvillohet në Kalanë e Lëkursit, në Sarandë.
Teatri Eksperimental do të sjellë mbrëmjen e 16 gushtit shfaqjen “Gruaja e thyer”, dramë e përshtatshme për një publik mbi 16 vjeç.
Muriel, 43 vjeç, pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për t’u takuar me bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin. Një shfaqje kontemporane, ku gjithçka buron nga e brendshmja e personazhit: lëvizja trupore, fjala, imazhi, muzikaliteti, e kënduara dhe e luajtura e muzikës “live”.
Kjo shfaqje ka pasur mbështetjen e Bashkisë Sarandë dhe të Ministrisë së Kulturës.
Ministrja Margariti ftoi të shkarkohet aplikacioni TEA për të qenë më të informuar mbi ngjarjet artistiko-kulturore që ofron ky sezon dhe që me mbështetjen e ministrisë së Kulturës, po shkojnë atje ku është publiku.
“Me entuziazmin që dhuron folklori, me shfaqje për fëmijë, teatër e panaire artizanati vijon kalendari kulturor veror në qytetet ku shqiptarë e turistë të huaj kanë zgjedhur të pushojnë”, është shprehur Margariti.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat