Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur se situata nga zjarret në Porto Palermo është drejt nomalizimit.
Balla ndau pamje të ndërhyrjes me helikopter nga ajri, ndërsa informoi se aktualisht po vijon puna për eleminimin e të gjithë vatrave, të cilat paraqesin rrezik për rindezje të zjarreve.
“Faleminderit forcave zjarrëfikëse të bashkive të Qarkut Vlorë dhe repartet e Forcave të Armatosura për vendosjen nën kontroll të vatrave të zjarrit. Gjatë natës së mbrëmshme situata në zonën e Porto Palermo u rëndua për shkak të erës së fortë dhe u evakuan banorët nga banesat dhe bizneset e zonës. Në këtë moment situata është drejt normalizimit”, informoi ai.
Më herët, Policia e Shtetit identifikoi dhe vuri në pranga 2 autorët e zjarrvënies, blegtorë nga fshati Kudhës, të cilët kishin marrë me qira një sipërfaqje pyjore për kullotë. Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Kudhës, Himarë, dhe nipin e tij, shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Himarë.
Këta shtetas, me qëllim rigjenerinim e kullotës, i kanë vënë zjarrin sipërfaqjes pyjore që ia kishin marrë me qira Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në bashkinë Himarë.
Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë sipërfaqe pyjore.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre shtetasi S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë, si dhe një tjetër shtetas për “Moskallzim krimi”.
1 nga 13

ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët