Sot zhvillohet nata e 4-ërt e Panairit XI Kombëtar të Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore “SARANDA 2023”, organizuar nga Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), me mbështetjen e gjithanshem të Bashkisë Sarandë.


Burime te AJMMI-t vune ne dukje për SARANDANEWS.AL se President i Panairit XI-të Kombëtar të Suvenireve realizuar sipas traditës shqiptare është Kryebashkiaku Oltion ÇAÇI .



AJMMI tha se Panairi Kombëtar 4 ditor gjatë këtyre katër ditëve (17, 18, 19 dhe 20 Gusht 2023) ka përfshirë në program jo vetëm netet e ekspozimit të produkteve artizanale shqiptare të viseve të ndryshme nga Shkodra e Gjakova, në Berat e Gjirokastër, Sarandë, Prizren, etj., po edhe Orën e Promovimit në anijen turistike “LUIS ” ku dhjetra artizanët pjesëmarrës u vlerësuan me çertifikatën e pjesëmarrjes në këtë Event Kombëtara si dhe me Çmimet përkatëse.
Me Çmimin e parë u vlerësua Subjekti “AN’ART” Motrat Koçollari, Gjirokastër.

Burime të stafit të AJMMI-t nga Panairi Kombëtar, shprehën mirënjohjen për mbështetjen përditshme të Bashkisë Sarandë në ecurinë dhe suksesin e këtij Eventi Kombëtar që është një vlerë e shtuar për turizmin në Sarandë.

Burimet përmendën përkujdesjen e përditshme të Shefes së Kabinetit Eliana Shkurti, të ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë që drejtohet nga Rustem Duka, përkushtimin e drejtorit të Konviktit Ervin Bido për akomodimin dhe mikpritjen e artizanëve si dhe të trupës së Policisë Bashkiake që drejtohet nga Aleksandër Lilo për sigurinë e këtij aktiviteti me përmasë kombëtare.


Me mjaft interes për artizanët shqiptarë ka qenl edhe bashkëpunimi i AJMMI-t me Zyrën e Parkut Kombëtar Butrint, ku dhjetra pjesëmarrës vizituan dhe u njohen me vlerat e paçmuara tlë trashëgimisë kulturore të qytetit antik.
Gjatë kësaj vizite të programuar nga AJMMI, sipas koordinatorit të kësaj organizate Mehmet Nelaj, njk pjesl e amdhe e artizanëlve e vizituan për herë të parë Butrintin, këtë pasuri të trashgimisë kulturore botërore të shpalluar nga UNESCO.
Gjatë 4 ditëve të këtij Eenti Kombëtar , AJMMI shpërndau edhe revistën “URAT E Panaireve” me shkrime, foto e opinione mbi 11 Panairet e Sarandës të cilat nisën prej vitit 2013./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
“Journée Mondiale”: 70% më lirë dhe pa turma: Pse Ksamili po zëvendëson Santorinin si destinacionin ideal bregdetar
Kulturë. Palofshati në Janjar, një vendbanim mesjetar.
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat një orë para