GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës për një masë më të lehtë sigurie, duke e lënë atë sërish në burg. Në seancën e sotme ishte i pranishëm edhe vetë Fredi Beleri, i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje në bashkëpunim me Pandeli Kokaveshin. Ndërkohë në një dalje për mediat avokati tha se klienti i tij po mbahet në burg politikisht. Avokati u shpreh gjithashtu se Beleri kërkoi të drejtën e tij të lirohet dhe të shkojë të betohet për votën që ka marrë nga populli. Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi