Fredi Beleri ka një të shkuar të errët”. Kështu është shprehur shkrimtari grek, Dimitras Danikas me anë të një shkrimi ka analizuar situatën në të cilën ndodhet marrëdhënia diplomatike mes Shqipërisë e Greqisë, për shkak të Fredi Belerit. Ai shprehet se Beleri nuk mund të jetë i pafajshëm vetëm për faktin që është grek dhe Rama nuk mund të ngarkohet me faj vetëm par faktin se është shqiptar.
Ai shkruan se Greqia duhet të heqë dorë nga roli i figurantit dhe i pësuesit të përhershëm.
Ironia e tij karakterizon çdo rresht, ndër të cilët thotë se nëse politika e jashtëm e Greqisë përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri, diplomat duhet të hidhen në detin Egje.
“Nëse politika jonë e jashtme, sidomos tani me Sulltanin e Turqisë që monitoron, përcaktohet nga njerëz si Fredi Beleri. Nëse marrim rolin e mbrojtësit me kriterin e vetëm helenizmin e tij. Dhe nëse “grushtohemi” me fidanin tjetër Edi Ramën, në vend që ta rrethojmë me sulme miqësie dhe me lehtësira ekonomike drejt Shqipërisë, e atëherë, të gjithë në trupin diplomatik që besojnë këtë, duhet t’i hedhin diplomat në detin Egje”, shkruan Dimitras Danikas.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade