Për dy vëllezër, 43 dhe 35 vjeç u vendos arrest në Sarandë, ndërkohë që njëri prej tyre është shpallur në kërkim. Policia bëri të ditur se ata u vunë në pranga pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës.
Gjatë shoqërimit të 43-vjeçarit, i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe penguar për kryerjen e detyrës, nga ai dhe i vëllai. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi