Një aksident tjetër u shënua së fundi në rajonin e Sarandës, përsëri me dy turistë italianë. Ata kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë përplasur me një automjet tip “Wolksvagen”. Fatmirësisht aksidenti nuk ka shkaktuar pasoja të rënda, ashtu sikurse ai i datës 24 gusht, ku dy turistë italianë humbën jetën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Sarandë – Syri i Kaltër në afërsi të HEC Bistrica 2. Dy turistët kanë qenë duke udhëtuar me motor kur janë përplasur me një automjet tip “Wolksvagen” me targe AA486VY me drejtues Orest Zhgabi 19 vjeç.
I plagosur ka mbetur turisti Giorgo Vania, 24 vjeç që drejtonte motorin dhe pasagjerja Maria Pedroni, 25 vjece. Ata janë transportuar me dy autoambulanca drejt urgjencës së Spitalit te Sarandës ku raportohet se një prej tyre ka thyerje te femurit.
ME SHUME LAJME
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë
Përkeqësohen kushtet e motit, ndalohet lundrimi në Vlorë dhe Sarandë
MEMORIE. 105-vjetori i themelimit të shkollës së parë teknike në Shqipëri