Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme shoqeruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare dhe të dendura.
Në orët e para të 24-orëshit përgjatë Ultësirës Perëndimore kryesisht në qarqet Lezhë, Shkodër e pjesërisht në Durrës reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar dhe lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe bresher deri në orët e para të mëngjesit.
Më pas intensiteti i reshjeve do të jetë më i ulët.
Për pjesën tjetër të ditës deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intenistet të ulët. Reshjet e shiut nuk do të prekin kryesisht pjesën juglindore të territorit. Në orët e mbrëmjes reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperendim me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi 10m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/25 | Re shi / diell |
| Kukës | 18/21 | Re shi / diell |
| Lezhë | 16/26 | Re shi / diell |
| Dibër | 17/22 | Re shi / diell |
| Durrës | 18/29 | Re shi / diell |
| Tiranë | 19/27 | Re shi / diell |
| Elbasan | 17/27 | Re shi / diell |
| Berat | 17/24 | Re diell |
| Vlorë | 18/29 | Re shi / diell |
| Korcë | 12/21 | Re diell |
| Gjirokastër | 13/29 | Re diell |
| Sarandë | 17/25 | Re diell |
ME SHUME LAJME
Mersini: Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë është shuar, vijon monitorimi
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Shoqëruan gazetaren në Komisariat, Unioni i Gazetarëve reagon ashpër dhe paralajmëron Skënder Hitën: Përsërite dhe na gjen të gjithëve në protestë