Monumentet e arkitekturës janë trashëgimia që na njohin me periudhën mesjetare dhe me stilin e ndërtimit bizantin. Ka zëra që pretendojnë se kisha e Labovës së Kryqit, në Gjirokastër është ndërtuar rreth vitit 554 në kohën e Justinianit I. Ndërkaq, studiuesit mendojnë ndryshe.
Kjo është një nga kishat e tipit kryq i brendashkruar me kupolë, por ka dhe tipare të veçanta që e dallojnë nga tipi. Kisha në gjendjen e sotshme përbëhet prej bërthamës së vjetër gati katrore në plan, dhe shtesave në anët jugore, veriore dhe perëndimore. Në vitin 1776 i janë rindërtuar absidat dhe janë bërë një sërë përfocimesh në brendësi, për të mbajtur strukturat e dëmtuara nga koha. Kisha e vjetër, ndërkaq, përbëhet nga pjesa qendrore katrore mbuluar me kupolë, nga e cila hapen katër krahët e kryqit të mbuluar me qemerë cilindrikë. Pjesa qendrore me kupolë ndahet nga pjesët anësore nëpërmjet arkadave treshe dykatëshe, duke u theksuar, në këtë mënyrë, vëllimi qendror i naosit. Kupola mbështetet mbi harqet mbajtës që ngrihen mbi katër pilastra masive në këndet e këtij vëllimi qendror. Nga ana e jashtme muret janë ndërtuar me gurë e tulla, dekoruar me stilin e njohur klausonazh.
Tipologjikisht, forma e veçantë shpjegohet, nga njëra anë, me ndikime të tipave të vjetër të Selanikut e Kostandinopojës (shek. VIII-IX), nga ana tjetër me përpjekjet që bëhen në Kostandinopojë e gjetkë në fund të shek. XII për të gjetur shprehje të reja arkitekturale në formimin e pjesës qendrore.

ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi